Flash

Edhe një tjetër futbollist shqiptar në serinë A

Lapsi.al 31 January 2015
Edhe një tjetër futbollist shqiptar në serinë A

Armando Vajushi është shqiptari i radhës që do të luajë në Serie A. Shkodrani aktualisht gjendet në Verona dhe këtë të shtunë pritet të zyrtarizohet si një lojtar i Chievos. Gjatë ditës ai kreu vizitat mjekësore me klubin italian duke hedhur kështu hapin e parë drejt një lëvizje të rëndësishme në karrierën e tij. Kartonin e futbollistit e zotëron për momentin ekip bullgar i Liteksit, me të cilin ai luan që prej vitit 2012, ku në 101 ndeshje ka shënuar 26 gola. Vajushi ka udhëtuar drejt Veronës bashkë me menaxherin e tij për të mbyllur marrëveshjen.

Gjithsesi nga ajo që mësohet nga mediat italian, futbollisti mund të huazohet ndoshta te një skuadër e Serisë B, duke qenë se te veronezët ka për momentin një mbipopullim në pozicionin e shkodranit., transmeton Indeksonline. Vajushi ka luajtur në total 6 ndeshje me përfaqësuesen shqiptare duke shënuar dhe 1 gol, në miqësoren e qershorit ndaj San Marinos të fituar 3-0. Në Serie A, Vajushi është shqiptari i 7 pas Canës, Berishës, e Strakoshës që aktivizohen te Lacio, por dhe Lilës së Parmës, Elseid Hysajt të Empolit dhe Migjen Bashës së Torinos./Lapsi.al/

Të këshilluara

Stërvitja e Valdet Ramës (foto)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Valdet Rama po stërvitet me skuadrën në Marbella të Spanjës. Ai ka bërë publike disa fot...

10:09

Shyrle lë Çelsin

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se Andre Shyrle ka firmosur largimin nga Chelsae për të kaluar në Gjërmani te Wolfsburg. Kalimi &...

19:41

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI