Italia po kthehet gjithnjë e më shumë “toka e premtuar” për lojtarët e përfaqësues sonë. Konfirmohet zyrtarisht se 23-vjeçari Armando Vajoushi do të jetë përforcimi më i fundit i klubit të Kievos. Shkodrani e kishte bërë fakt të kryer largimin i tij nga Liteksi duke realizuar më në fund ëndrrën personale për të qenë pjesë e një klubi të serisë maksimale në Itali. Mesfushori ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe mbetet vetëm akti formal i firmosjes së kontratës. Pas Andi Lilës një tjetër kuqezi bëhet pjesë e përbërëse e kampionatit Italian në këtë dritare të merkatos, duke e dërguar në 7 numrin e lojtarëve shqiptarë në Serinë A. Atalanta dhe Verona gjithashtu kryen sondazhet e tyre për talentin nga shkodran por në fund Kievo u tregua më i vendosur për të përfituar aftësitë e futbollistit të kombëtares tonë. Megjithatë nuk përjashtohet që në pjesën e mbetur të sezonit Vajushi të huazohet në kategorinë e dytë duke parë që trajneri Maran për momentin ka mbi popullim lojtarësh në rolin ku 23 vjeçari preferon të aktivizohet, një eksperiencë e cila mund ti shërbejë edhe vetë futbollistit për të fituar sa më shumë përvojë dhe për tu njohur më mirë një kampionat shumë më të fortë se ai bullgar. Kujtojmë që Vajushi ishte pjesë e Liteksit që nga viti 2012 dhe me fanellën e kësaj skuadre arriti të gjente rrugën e rrjetës jo pak por 26 herë, ndërsa tashmë një aventurë e re e pret në gadishullin apenin.