Flash

Etrit Berisha rrezikon dënimin, nënshkroi dy kontrata në të njëjtën kohë

Lapsi.al 28 January 2015
Etrit Berisha rrezikon dënimin, nënshkroi dy kontrata në të

Probleme të mëdha rreth portierit shqiptar Etrit Berisha. Ai rrezikon dënimin pasi kur vendosi të kalonte tek Lazio në Seria A, ai kishte nënshkruar më parë një kontratë me Chievo Verona. Pas padisë së këtyre të fundit, prokuroria italiane hapi hetimet për portierin me origjinë nga Prishtina. "Etrit Berisha, pas më shumë se një viti paguan çmimin e nënshkrimit të dyfishtë me Chievon dhe Lazion" - raporton Goal.com. Nisjen e hetimeve e konfirmoi vetë Federata Italiane e Futbollit. “Pas hetimeve paraprake, prokurori federal i është drejtuar gjykatës për futbollistin e Lazio-s, Etrit Berisha. Ai akuzohet për ndërrimin e skuadrës me kontratën e nënshkruar më 1 shtator 2013 me Lazion e cila ka dorëzuar këtë kontratë në Federatë, pavarësisht se më herët ai kishte nënshkruar për Chievo Verona më 29 korrik 2013, e cila ka dorëzuar kontratën më 30 korrik dhe 2 shtator 2013", - thuhet në deklaratën e Federatës italiane të futbollit (FICG). Arsyeja e masës ndaj portierit, është "thyerja e ligjit federal që ndalon lojtarin të nënshkruajë në të njëjtën kohë me më shumë se një klub” – deklaron Federata Italiane e Futbollit./lapsi.al/

Të këshilluara

Eto’o nënshkruan me Sampdoria

Samuel Eto’o është zyrtarisht një lojtar i Sampdoria. Sulmuesi nga Kameruni kal firmosur një kontratë për 3 vite e gjysë...

22:11

“Skuqet” Lorik Cana (video)

Lorik Cana ka marrë dy kartona të verdhë për pesë minuta në takimin e Lacios kundër Milanit, duke e lënë me një...

21:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI