Flash

Rama harron premtimin për “Loro Boriçin”

Lapsi.al 27 January 2015
Rama harron premtimin për “Loro Boriçin”

Premtimi i bërë nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për rinkonstruksionin e stadiumit Loro Boriçi, i cili duhet të  jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi, duket se është lënë plotësisht në harresë. Pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, Kryeministri Rama dha zyrtarisht lajmin: “Kam marrë vendimin për t’i vënë një datë çeljes së dyerve të stadiumit të ri olimpik të Shkodrës, me të gjithë parametrat e UEFA-s : 15 tetor 2015. Në ndeshjen e kthimit Shqipëri – Serbi, duhet të ketë vend për të paktën njëzet mijë zemra kuqezi.”

Kanë kaluar më shumë se tre muaj dhe në janar të këtij viti ishte pritur fillimi i punimeve, por asgjë nuk ka ndodhur deri tani. U mendua se stadiumi mund të rikonstruktohej shumë shpejt, pas mbërritjes në Shkodër të një kompanie për të bërë matjet topografike në tetor, e cila u vu nën “presion” për të bërë matjet sa më shpejt, në mënyrë që të fillonte projekti.

Të gjithë presin të dinë se kur do të mbarojë rikonstruktimi i stadiumit “Loro Boriçi”, por deri tani nuk ka asnjë veprim konkret dhe duket se projekti është harruar plotësisht.

Të këshilluara

Guardiola drejt largimit nga Bajerni

Mediat gjermane kanë alarmuar tifozët e Bajernit të Mynihut, duke raportuar se trajneri Pep Guardiola mund të largohet nga Bavaria në f...

09:09

12 ndeshje pezullim për Ronaldon

Ylli portugez i Real Madrid Cristiano Ronaldo, rrezikon një dënim shumë të ashpër pas gjestit që bëri në sfidën kun...

21:29

Lippi drejt Milanit

E ardhmja e Pippo Inzaghi-t në  pankinën e Milan varet në një fije të hollë peri. Shpresat janë që ai të mos e...

11:40

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI