Flash

Gazeta e Parmës: Ja pse Taçi nuk shfaqet me emër. Ka hallin e taksave, nuk i ka paguar në Shqipëri

Lapsi.al 26 January 2015
Gazeta e Parmës: Ja pse Taçi nuk shfaqet me emër. Ka hallin e

Gazeta e Parmës “Parma Quotidiano” ka zbardhur sot disa nga arsyet e misterit se përse, pronari de facto i skuadrës së serie A nuk shfaqet vetë, por provon të vërë emra të tjerë në presidencën e skuadrës. Gazeta e fillon shkrimin duke thënë se borxhet ndaj shtetit nuk janë një gjë e re për Taçin dhe rrethin e tij. Edhe më parë gazeta kishte folur për borxhe ndaj shtetit italian që ka akumuluar shoqëria Eventi Sportivi spa, që kontrollon skuadrën e verdhëebluve. Kjo shoqëri sipas gazetës ka 64 milionë euro borxh, 18 nga të cilat ndaj tatimeve italiane.

Por sipas gazetës ajo që e bën edhe më të dyshimtë gjendjen e klubit të Parmës është fakti se Taçi njihet, si një njeri që nuk i paguan borxhet. Ajo ka hetuar dhe ka arritur të nxjerrë se Taçi Oil është një nga 114 shoqëritë shqiptare për të cilat drejtoria e tatimeve ka klërkuar shpalljen e falimentit për mospagim taksash. Pikërisht në këtë shoqëri, bën pjesë edhe Ermir Kodra, i cili është punësuar si këshilltar që në gusht të vitit që shkoi. Po ashtu në listën e borxhlijve të shtetit shqiptar për vitin 2013 është edhe kompania ARMO që atë kohë posedohej nga Taçi, është Gramozi Oil Compani e Gramoz Taçit,  Anika Mercuria Refinery ku figuron e motra Anika, televizioni Alsat në emrin e ish badigardit Bledar Lilo, La kuarta International, e shënuar në emrin e badigardit tjetër Irgen Selfo.

Pasi bën këtë listë të gjatë “Parma Quotidiano shkruan: “Kalimi i Parmës nga Tommaso Girardi tek Ermir Kodra për llogati të Taçit, mendohej ti jepte më shumë siguri skuadrës emiliane. Por ne nuk ndjehemi ende të qetë”. (lapsi.al)

Linku i plote i gazetes: http://www.parmaquotidiano.info/2015/01/25/albania-taci-non-paga-tasse-da-anni-stato-ne-chiede-il-fallimento/

 

Të këshilluara

Lippi drejt Milanit

E ardhmja e Pippo Inzaghi-t në  pankinën e Milan varet në një fije të hollë peri. Shpresat janë që ai të mos e...

11:40

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI