Flash

FSHF do të hetojë ndeshjen Flamurtari -Teuta

Lapsi.al 25 January 2015
FSHF do të hetojë ndeshjen Flamurtari -Teuta

Pas debateve për atë që ndodhi në ndeshjen Flamurtari - Teuta (2-1) dhe akuzave për tolerim, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Federatës Shqiptare të Futbollit. Numri “dy” i këtij institucioni, Ilir Shulku, ka drejtuar menjëherë gishtin nga Komisioni i Etikës, nga i cili ka kërkuar që të hetojë për çdo anomali të mundshme në ndeshjen e luajtur dje në Vlorë. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Shulku ka theksuar se federata është apriori kundër çdo dyshimi për manipulim rezultati, teksa pikërisht për të luftuar trukimin e ndeshjeve, është krijuar para tre vitesh edhe Komisioni i Etikës.

“Për të qenë korrekt me mediat, por edhe me opinionin futbolldashës, dua të saktësoj se Federata Shqiptare e Futbollit, si një institucion, ka qenë është dhe do jetë në luftë të përhershme ndaj çdo anomalie sado e dyshimtë qoftë ajo, në mbrojtje të vlerave që sjell loja e bukur e futbollit. Pikërisht në këtë kontekst u krijua para tre vitesh edhe Komisioni i Etikës, me personalitete nga fusha e sportit dhe juridike, ndaj edhe për rastin në fjalë, jam i bindur se ky komision do të nisë menjëherë nga hetimi” - ka thënë Shulku. Më pas, Shulkut i është kërkuar edhe një mendim personal, si një ish-lojtar, por sekretari i FSHF-së ka saktësuar se për arsye personale nuk ka mundur ta shikojë ndeshjen në televizion apo stadium.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI