Flash

Çmendet Mexes, kap Canën dhe Maurin në fyt (foto/video)

Lapsi.al 25 January 2015
Çmendet Mexes, kap Canën dhe Maurin në fyt (foto/video)

Ndeshja mes Lazios dhe Milanit u mbyll në mënyrën më të shëmtuar për kuqezinjtë e Milanos. Shkak është bërë një përplasje që francezi Mexes pati me Maurin. Gjakrat janë ndezur dhe Mexes e ka kapur atë në fyt. Arbitri ka parë gjithçka dhe i ka akorduar kartonin e kuq. Më pas situata është përkeqësuar pasi Mexes është përleshur edhe me futbollistë të tjerë të Lazios si Lorik Cana ynë. Një ditë pas ndeshjes, mbrojtësi francez i Milanit u ka kërkuar falje futbollistëve të Lacios, trajnerit dhe familjes, duke theksuar se reagimi i tij ishte i gabuar. “Unë duhet t’i kërkojë falje klubit, trajnerit dhe gjithë familjes sime. Ishte një reagim i gabuar dhe më vjen keq për këtë, pasi lash skuadrën me 10 vetë dhe do të pezullohem. Këto gjëra nuk duhen të ndodhin në fushën e futbollit. Unë kam fëmijë dhe kjo nuk është një shembull i mirë që duhet ta tregojë një baba.”- u shpreh ai .

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI