Flash

Boksieri Krasniqi stërvitet mbi zjarr

Lapsi.al 25 January 2015
Boksieri Krasniqi stërvitet mbi zjarr

Boksieri shqiptar Robin Krasniqi po përgatitet për duelin e titullit botëror. Ai është duke u stërvitur fort për duelin që do ta ketë në mars dhe për këtë s’po kursen asgjë nga vetja, duke kryer edhe stërvitje ekstreme mbi zjarr.

Robin Krasniqi do të ndeshet më 21 mars 2015 për titullin WBA të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, kundër kampionit të botës, gjermanit Jürgen Brähmer. Dueli Krasniqi vs. Brähmer do të zhvillohet në “Stadthalle” në Rostock.

“Kjo nuk është vetëm një ndeshje sporti për mua, për të fituar titullin e botës kam sakrifikuar shumë deri tani dhe dua të shkruaj histori, ndaj është lufta e 21 Mars-it shumë më shumë se vetëm një duel boksi. Por në fakt nuk dëshiroj të flas apo të shkruaj shumë tani, unë gjithë kohen time do t’ia kushtoj stërvitjeve dhe do ta fitoj titullin. Më besoni se do jap gjithçka për të dalë faqebardhë nga Ringu.”- deklaroi Krasniqi pak kohë më parë. Prapa duelit Krasniqi vs. Brähmer është edhe një duel tjetër, ai mes dy trajnerëve gjermanë, Dirk Dzemski (Trajneri i Krasniqit) dhe Karsten Röëer (Trajneri i Brähmer)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI