Flash

A toleroi edhe Laçi në ndeshjen me Partizanin?

Lapsi.al 25 January 2015
A toleroi edhe Laçi në ndeshjen me Partizanin?

Është mbyllur në 1-1 takimi Laçi-Partizani i luajtur të dielën. “Demat e kuq” të Shpëtim Duros kanë shpërdoruar një mundësi për të qëndruar me skuadrat e kreut të Superligës duke zbritur në vendin e 4-t. Të parët shënuan kurbinasit që në minutën e 10-të me Cetkoviç. Goli i barazimit ka ardhur pas shumë përpjekjesh të futbollistëve të Partizanit. Ka shënuar Bylykbashi në minutën e 58-të që u fut si zëvendësues në pjesën e dytë. Laçianët patën momente shthurjeje organizative në fund të takimit, por serbi Raçiç nuk arriti do të shënonte golin e fitores megjithëse në dy raste ai doli vetëm për vetëm para portës. Në rrjetet sociale kanë filluar menjëherë të akuzohet se edhe Laçi (ashtu si Teuta ndaj Flamurtarit, të shtunën) ka toleruar. Akuzat janë hedhur nga vetë tifozët e Partizanit që në Facebook.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI