Flash

Skandali i trukimit/ Flamurtari: Teuta e turpshme, të merren masa ose ikim!

Lapsi.al 24 January 2015
Skandali i trukimit/ Flamurtari: Teuta e turpshme, të merren masa ose ikim!

Fitorja e arritur përballë Teutës (2-1) nuk la një shije të mirë tek tifozët vlonjatë. Ata reaguan në stadiumin “Flamurtari”, duke vërshëllyer skuadrën e tyre. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes tifozët në faqen zyrtarë në FB kërkuan distancimin e klubit Flamurtari nga ajo që tifozët e quajtën një fitore “dhuratë”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit me anë të një deklarate zyrtare.

Menjëherë ka reaguar Drejtori teknik Ardi Behari. "Morëm 3 pikë që nuk na kënaqën. S'jemi të lumtur me këtë fitore pasi humbëm në aspetin sportiv. Flamurtari nuk është pjesë e asnjë lojë që luhet jashtë fushës së futbollit. Drejtuesit e klubit janë kundër këtyre gjërave. Jemi të gatshëm të riluajmë ndeshjen” – tha ai.

Në profilin zyrtar të tifozëve të Flamurtarit u publikua edhe një deklarate e klubit Flamurtari. “Pas turpit të sotëm, nëse nuk reagojnë organet kompetente Flamurtari do të tërhiqet nga kampionati! Nuk pranojmë që të përlyhemi me këto situata të turpshme dhe presidenti Sinan Idrizi po mendon largimin nga kreu i klubit, nëse nuk merret asnjë mase, si zakonisht ne Shqipëri” – thuhet në deklaratë.

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës pritet të merret tashmë nën hetim nga Komisioni i Etikës në FSHF, që ka për detyrë të hetojë këtë sfidë, aq më tepër që për herë të parë kemi pasur dhe një dalje publike të një drejtuesin klubi për çështjen e trukimeve.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI