Flash

Milan humb sërish, Inzagi drejt largimit (video)

Lapsi.al 24 January 2015
Milan humb sërish, Inzagi drejt largimit (video)

Ka 4 javë që Milan nuk fiton në Seria A. Humbjen e fundit e pësoi në stadiumin “Olimpico” të Romës përballë Lacios. Tashmë stoli i Inzagit është në rrezik, pasi Milan ka bërë një paraqitje zhgënjyese në të gjitha drejtimet. “Kuqezinjtë” shënuan të parët në minutën e 4-t me Menez, i cili depërtoi në zonë duke kaluar edhe mbrojtësin shqiptar Cana. Me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë. Me filimin e të dytës, Lacio shënon shumë shpejt dy gola me Parolo (47) dhe Klose (51). Parolo do të shënonte edhe golin e tretë në minutën e 81-të duke i dhënë goditjen përfundimtare Milanit dhe Inzagit. Lacio merr sërish vendin e dytë në renditje me 34 pikë, ndërsa Milan me 26 pikë zbret në vendin e 10-të.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI