Flash

Flamurtari fiton 2-1 ndaj Teutës, por tifozët akuzojnë për trukim

Lapsi.al 24 January 2015
Flamurtari fiton 2-1 ndaj Teutës, por tifozët akuzojnë për

Takimi filloi me një gol mjaft të shpejtë. Mbas një rrëmuje në zonë, Abilaliaj arriti të kalonte Flamurtarin në avantazh që në minutën e 4-t. Por nuk u dorëzua Teuta dhe në minutën e 25-të gjeti golin e barazimit me anë të Çotës. Më pas deri në fund nuk ka asnjë rast për t’u përmendur për shkak të fushës së rënduar nga shiu i shumtë e cila nuk i lejonte ekipet të shpreheshin. Vlen për t’u përmendur që portieri Rizvani u dëmtua në minutën e 45-të dhe u zëvendësua nga Osmani. Me të njëjtin ritëm ishte edhe fillimi i pjesës së dytë, pra pa raste të pastra për asnjërin nga ekipet. Në minutën e 75-të Shehaj goditi tranversën mbas një gjuajtje me kokë. Ndërkohë mbas minutës së 80 Flamurtari hidhet i gjithi përpara për të shënuar golin e fitores dhe si për çudi nuk has në ndonjë vështirësi për t’i kaluar mbrojtësat e Teutës. Pas shumë e shumë përpjekjesh, në minutën e 6-të shtesë mbrojtësat durrsakë e nxjerrin të lirë përballë Osmanit, Shehajn dhe ai pa shumë vështirësi shënon golin e fitores.

Për t’u përmendur reagimi i tifozëve vlonjatë të cilët mbasi e panë që loja po shndërrohej në teatër, filluan vërshëllimat dhe braktisjen e takimit. Mjaft komente janë bërë edhe në rrjetet sociale që akuzojnë skuadrënb për tolerim. Me këtë fitore Flamurtari arrin kuotën e 25 pikëve dhe ngjitet në vend të 6 ndërsa Teuta ngelet me 16 pikë në vend të 8.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI