Flash

De Biasi: Kualifikimi në europian? Të qëndrojmë me këmbë në tokë

Lapsi.al 24 January 2015
De Biasi: Kualifikimi në europian? Të qëndrojmë me

Në pritje të kthimit të drejtësisë nga Lozana, Giovanni De Biasi, traineri italian i skuadrës kombëtare shqiptare ka përqëndruar të gjitha bateritë e tij tek ndeshja me Armeninë, që sipas tij do të jetë pikë qëndrore e fatit të mëtejshëm të Shqipërisë në eleminatoret e këtij Europiani. Në studion e “Ditë e re Weekend” me gazetarin Gerti Çarçani, numëri 1 i pankinës kuqezi kërkon që skuadra e tij të qëndrojë me këmbë në tokë.

“Na pret një takim jaft i vështirë kundër Amrenisë. Do të jetë një udhëkryq i rëndësishëm për të ardhmen tonë. Duhet te qendrojmë me këmbë në tokë dhe të kërkojmë të përmirësohemi gradualisht. “

Vetë traineri karizmatik nuk harron të përcjellë edhe një batutë, teksa e pyet, në lidhje me pasaportën shqiptare. Unë tashmë jam i martuar në Shqipëri…thotë metaforikisht ai.

“Po , gjatë një interviste me “Tifozat kuqezi” deklarova se do të më pëlqente të kisha pasaportë shqiptar duke qësë se jam një ambasador i mirë i Shqipërisë në Europë. Në formë batute deklarova që jam i martuar me një shqiptare , jo me një vajzë por me kombëtaren e futbollit.”

De Biazi ndodhej në Tiranë për fazën seleksionuese të moshave nga e gjithë Shqipëria, edhe pse mendja vazhdon të mbetet te Armenia, por edhe një vesh, natyrisht te drejtësia e mohuar deri tani për natën e Beogradit./oranews/

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI