Flash

Barça “luan tenis” me Elche (video)

Lapsi.al 24 January 2015
Barça “luan tenis” me Elche (video)

Festë golash në La Liga për Barcelonën, që fitoi me një rezultat tenistik 6-0 ndaj Elches, e cila forcën e Barcës e kishte provuar dhe në Kupën e Mbretit ku gjithashtu nuk kishte bërë një figurë të mirë. Messi dhe Neymar shkëlqyen sërish për blaugranat duke shënuar të dy nga një gol, në një ndeshje spektakolare të ekipit të Enriques që duket se ka rigjetur formën më të mirë. Pjesa e parë ishte disi e vështirë për Barcën, që kaloi përpara në të 35-tën me Piquen.

Pjesa e dytë ishte ajo që fundosi plotësisht vendasit me Messin që realizoi golin e 2-0 në të 55-tën. Dalja me të kuq e Fajr në të 57-tën i krijoi hapësira pa fund katalanasve dhe mbi të gjitha Neymar, që brenda dy minuta shënoi dy herë.

Messi gjithashtu u kundërpërgjigj nga ana e tij duke shënuar dhe ai një tjetër në të 88-tën. Në të 93-tën ishte Pedro ndërkohë që vulosi fitoren e Barcelonës me golin e 6-0, me katalanasit që vazhdojnë të mbajnë hapin e Realit të Madridit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI