Duket se ka nisur përplasja mes Antonio Cassanos dhe klubit të tij, Parma, tashmë nën drejtimin e shqiptarëve . Sipas një lajmi të “Corriere dello Sport”, sulmuesi ka kërkuar të paguhet për pagat e prapambetura, ose do të nisë “çështje ligjore”. Sipas të njëjtit burim është pothuajse e sigurt që tashmë Cassano kërkon të largohet nga klubi verdheblu me parametra “zero” pas një sezoni e gjysëm tek Parma, pas eksperiencave me Inter dhe Milan. Duket si një goditje e fortë për klubin dhe presidencën e re. Mbrëmjen e së premtes klubi nxorri një komunikatë në faqen zyrtare. “Përsa u përket lajmeve të shpërndara se futbollisti Antonio Cassano ka deklaruar se do të ndërmarrë “akte ligjore” kundër klubit janë të pavërteta. Ai ka kërkuar pagat e tij të prapambetura, por nuk bëhet fjalë për lëvizje ligjore kundër klubit” – thotë në deklaratën e shpërndarë klubi i Parmës.