Flash

WhatsApp tashmë mund t'a përdorni edhe nga kompjuteri

Lapsi.al 22 January 2015
WhatsApp tashmë mund t'a përdorni edhe nga kompjuteri

Aplikacioni i njohur i shkëmbimit të mesazheve mes smartphone-ve, WhatsApp, është mundësuar tashmë për t'u përdorur edhe në 'web browsers', nëpër kompjuterat tanë personal.

Jan Koum, drejtori i përgjithshëm i kompanisë, bëri me dije lajmin në faqen e tij personale në Facebook:

"Ne thjesht kemi zgjeruar përdorimin e shërbimit tonë të shkëmbimit të mesazheve WhatsApp, nga telefonat edhe në faqet e internetit. Kjo do të thotë që mesazhet tuaja do të vazhdojnë të shfaqen edhe në telefon pavarësisht nëse komunikimin e kryeni nga kompjuteri."

Përdoruesit e smartphone-ve që dëshirojnë të lidhin aplikacionin e tyre WhatsApp me 'web browser'-in e kompjuterit duhet të shkojnë në faqen https://web.whatsapp.com.

Të këshilluara

Obama, fund mandati në vetmi

Çdo vit revista e mirënjohur botërore “The economist” boton një numër special me atë që pritet të ndodhin ...

10:20

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI