Flash

Serbi-Shqipëri, këto janë variantet finale të vendimit

Lapsi.al 22 January 2015
Serbi-Shqipëri, këto janë variantet finale të vendimit

Ish-kryetari i Komisionit të Apelit në Federatën e Futbollit të Shqipërisë (FSHF), Arben Rakipi është goxha skeptik në lidhje me vendimin që mund të japë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) për incidentet në takimin Serbi-Shqipëri.

“Për bazë, më së shumti, merren ato që kanë shkruar zyrtarët e ndeshjes dhe nëse aty është shkruar se Shqipëria nuk ka pranuar të vijojë ndeshjen, atëherë vendimi i UEFA-s do të mbetet në fuqi. Në të kundërt, e shumta që neve mund të përfitojmë nga KAS-i i Lozanës është riluajtja e ndeshjes me Serbinë” - tha ai për emisionin “Procesi Sportiv”

Kujtojmë që Rakipi është gjyqtar në KAS-in e Lozanës. Më tej ai ka qartësuar edhe arsyet se përse nuk do të ketë dënim të Serbisë për racizëm.

“Edhe në KAS të mos presim se do të ketë ndonjë dënim ndaj Serbisë për racizëm. Kjo gjykatë nuk e merrte çështjen në detaje, por vetëm me atë çka është bërë në dy shkallët e gjyqësorit të UEFA-s.” - tha ai.

“Përderisa UEFA nuk hetoi fare për racizëm, atëherë as KAS-i nuk do ta shqyrtojë një gjë të tillë. Unë insistoj të them se duhet të jemi më të matur edhe të mos kemi pritshmëri tejet të larta nga KAS-i, pasi vetë si gjykatë kjo tenton më shumë të bëjë marrëveshje sesa të japë drejtësi” - shtoi Rakipi.

Të këshilluara

David Trezeguet lë futbollin

David Trezeguet var këpucët në gozhdë. Sipas gazetës “Clarin”, 37-vjeçari sulmues franko-argjentinas ka mbyllur eksp...

09:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI