Flash

E pabesueshme/ Herolind Shala debuton te Sparta Praha si kapiten (video)

Lapsi.al 21 January 2015
E pabesueshme/ Herolind Shala debuton te Sparta Praha si kapiten (video)

E pabesueshme dhe e mrekullueshme. Talenti shqiptar Herolind Shala ka debutuar sot me skuadrën e tij Spartën e Pragës, në miqësoren 1-1 kundër Zilina. Por nuk ishte ky lajmi kryesor. Shala e niste sfidën si titullar, me numrin e tij 10, dhe si kapiten i skuadrës. Po, është e pabesueshme, por 22-vjeçari udhëhiqte skuadrën në fushë, duke krijuar dhe raste të shumta për gol, por në fund në llogarinë e tij ngeli vetëm një asis. “Ndihem shumë mirë. Kjo ishte ndeshja ime e parë që nga nëntori dhe po gjej formën. Po, dhashë një asis, por duhet të kisha shënuar të paktën dy gola, gjithsesi golat do vijnë shpejt”, – tha Shala pas ndeshjes.

Të këshilluara

David Trezeguet lë futbollin

David Trezeguet var këpucët në gozhdë. Sipas gazetës “Clarin”, 37-vjeçari sulmues franko-argjentinas ka mbyllur eksp...

09:05

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI