David Trezeguet var këpucët në gozhdë. Sipas gazetës “Clarin”, 37-vjeçari sulmues franko-argjentinas ka mbyllur eksperiencën e tij në Indi dhe me gjithë interesin e disa klubeve si Mallorca në Spanjë apo Modena në Itali, ka vendosur të lërë karrierën si futbollist. Lajmi u konfirmua nga agjenti i tij Antonio Caliendo. Sipas të njëjtit burim, Trezeguet mund të kthehet tek Juventus si drejtues dhe bashkëpunëtor i ish-shokut të tij Pavel Nedved./lapsi.al/