Flash

Milan në krizë, shet edhe autobuzin

Lapsi.al 20 January 2015
Milan në krizë, shet edhe autobuzin

Nëse në fillim të sezonit në Serinë A, Milani e shprehte gjithnjë se do të jetë në tre vendet e para këtë sezon, kjo tashmë duket utopike pavarësisht “blerjeve” të reja pa kosto. Të sigurosh vendin e tretë, për Milanin duket gjithnjë e më e vështirë sidomos kur sipër ka Lacion, Xhenovën, Sampdorian, Napolin dhe Fiorentinën, të gjitha skuadra të rilindura dhe të etura për kupat e Europës. Një ditë më parë, drejtori ekzekutiv Adriano Galiani bëri një takim me lojtarët e skuadrës për të folur për situatën e vështirë që po kalon ekipi dhe ndoshta për të njoftuar diçka të re. Por, ai ishte thjesht një takim ku nuk u tha asgjë. “Vazhdoni të punoni dhe bashkëpunoni me trajnerin tuaj”, tha Galiani, i cili konfirmoi sërish besimin e tij për Inzagin, trajnerin pa eksperiencën e duhur.

Takimi ka zgjatur një orë dhe lojtarët kanë dalë me fytyra të dëshpëruara, njëlloj si tifozët kuqezi që kishin shpresuar për një sezon pozitiv. Ajo që i shton më shumë zërat se Milanin e ka pllakosur kriza është edhe lajmi i gazetës “Republika”, sipas së cilës Milani do të shesë autobusin e klubit për të përmirësuar arkën. Çmimi i tij mendohet se është 150 mijë euro ndërsa blerësi do të jetë një kompani private, që do të jetë në dispozicion të klubit sa herë që ky i fundit të ketë nevojë. Tifozët kanë protestuar për këtë gjendje dhe i kanë kërkuar kreut të klubit Silvio Berluskoni që të ndryshojë situatën dhe të rikthejë tek Milani lavdinë e dikurshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI