Flash

Lojtari fyen kundërshtarin: “zezak m...”, shokët braktisin lojën

Lapsi.al 19 January 2015
Lojtari fyen kundërshtarin: “zezak m...”, shokët braktisin

Gjithçka ka ndodhur në provincën Mantovas në Itali më 17 janar. Luhet një takim mes skuadrave të rinjve të Poggeses dhe Sant’Egidio. Poggese po fitonte takimin, por kjo ka pak rëndësi. Një lojtar me ngjyrë i Sant’Egidio i shkakton një faull një kundërshtari. Ai ngrihet në këmbë dhe i ulërin në fytyrë disa herë “zezak m...”. Episodi ndodhi përballë pankinës së miqve. Trajneri 27 vjeçar dëgjon gjithçka dhe kërkon shpjegime nga arbitri i cili bën me shenjë se nuk ka dëgjuar gjë. Të njëjtën gjë edhe trajneri kundërshtar. Atëherë ai largohet në tribunë. Një e nga një 5 lojtarë të ekipit të tij dalin vullnetarisht nga fusha. Ndeshja nuk mund të vazhdojë më. Ngjarja ka marrë përmasa më të mëdha pasi e gjithë media në Itali po flet për këtë rast./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI