Flash

Cilët janë 11 lojtarët më të paguar në Superligë

Lapsi.al 18 January 2015
Cilët janë 11 lojtarët më të paguar në

Të gjithë flasin për kampionatin më të fortë të post-komunzimit, dhe sigurisht më të shtrenjtin. 4 ekipet kryesuese janë të mbushura me lojtarë cilësorë, të cilët dhe në treg vlejnë jo pak. Por kush do ishte formacioni më i shtrenjtë i Superligës, dhe sa do vlente ai, duke u bazuar tek vlerat e lojtarëve në “Transfermarkt”?

Superliga

Në portë do ishte Alban Hoxha. Portieri i Partizanit vlen po aq sa Stivi Frashëri i Tiranës (350 mijë euro), por duke parë se Hoxha është dhe lojtari më i mirë i Superligës për vitin 2014, vendi në formacioni i kalon atij.

Mbrojtja është ajo që pritej. Me Vangjelin e Arapin e Skënderbeut në krahë (secili 400 mijë euro), dhe në qendër gardianët e kryeqytetit, Curri e Rrahmani (respektivisht 500 dhe 425 mijë euro).

Mesfusha përbëhet nga Lilaj e Vucaj në qendër (respektivisht 425 dhe 400 mijë euro), ndërsa përpara tyre janë Bakaj (650 mijë euro), Vila (500 mijë) dhe Progni (400 mijë). Mesfushori i Tiranës është faktikisht dhe lojtari më i shtrenjtë i Superligës. Në sulm i vetëm do të ishte Sebastian Sosa i Vllaznisë, edhe pse vlera e tij prej 550 mijë eurosh është më shumë e mbartur nga e shkuara, sepse në fushë, nuk është se ka treguar shumë.

Formacioni i përshtatur për lojtarët më të shtrenjtë do të ishte nje 4-2-3-1, edhe përse sigurisht nuk dihet nëse do të ishte me të vërtetë më i forti nëse do të hidhej në fushë, duke parë që mesfusha është shumë ofensive.

Skënderbeu përfaqësohet me më shumë lojtarë, plot 4, Partizani me 3, Tirana me 2, dhe Vllaznia e Laçi me nga 1.

Të ndarë në sektorë, porta do të kushtonte 350 mijë euro, mbrojtja 1.725 milionë euro, mesfusha 2.375 milionë euro dhe sulmi 550 mijë euro. Në total, formacioni më i mirë i Superligës do të kushtonte 5 milionë euro./aSport.info/

Të këshilluara

Messi 3 gola ndaj Deportivos (video)

Barcelona fitoi bindshëm (4-0) kundër Deportivo La Coruna në një ndeshje që pati vetëm emrin e argjentinasit Leo Messi. Ai ës...

20:04

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI