Flash

Françesko Makri italiani qe do gjykoje Shqiperine ne KAS

Lapsi.al 17 January 2015
Françesko Makri italiani qe do gjykoje Shqiperine ne KAS

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës (KAS) është organi që vetëm përpara pak ditësh refuzoi apelimin e Barcelonës, duke konfirmuar bllokimin e merkatos për dy seksione, vendosur më 19 gusht nga Komisioni Disiplinor I FIFA-s. Klubi blaugrana ishte ndëshkuar nga Federata Ndërkombëtare për shkelje gjatë federimit të futbollistëve nën moshë. Gjithashtu, muajt e shkuar ndërhyri edhe për çështjen e lidhur me Luis Suarez: sulmuesi uruguaian kishte kafshuar mbrojtësin Kielini në Botërorin Brazilian. Për të u konfirmuar katër muaj skualifikim. Tani është duke analizuar çështjen e “dronit” – me flamur “patriotik” – që u valvit gjatë Serbi-Shqipëri, më 14 tetor. Në këtë vorbull sanksionesh dhe shfajësimesh që lidhen me sportin, në dhjetor është bërë pjesë e strukturës gjykuese edhe italiani nga Piaçenca, Françesko Makri, i zgjedhur gjykatës arbitër. Avokati 50-vjeçar (ka një studio ligjore të tijën), nga viti 1993 është pjesë e shoqatës së futbollistëve italiane. “Kam asistuar për shumë vjet profesionistë dhe diletantë”, shpjegon Makri, “duke u përplasur edhe me kundërshtitë me klubet e përkatësisë. Nga aty u bëra në vitin 2000 gjykatës-arbitër i Ligës së Serisë A dhe B”.

 
Makri mbrojti gjithashtu futbollistët e Piaçencës që qëndruan të “mbërthyer” në çështjen tragjike të falimentimit të klubit bardhekuq. Tani është zgjedhur gjykatës i KAS-it: një nder që i jepet vetëm gjashtë italianëve të tjerë përveç atij, nga një grup i përgjithshëm prej 300 gjykatësish nga e gjithë bota. Makri, në brendësi të strukturës dhe entit do të merret me seksionin e futbollit. “Në temën e të drejtës sportive është një gjykatë e mirëfilltë në 360 gradë”, reflekton avokati, “dhe gjithmonë e më shumë federate, klube dhe futbollistë na drejtohen ne. FIFA na ka quajtur “gjykata e instancës së fundit” për çdo lloj kundërshtie që përbën botën e futbollit. Kemi tre seli: një në Lozanë, një në Nju Jork dhe një në Sidnei. Edhe Komiteti Olimpik ndërkombëtar na drejtohet ne, përveç një sërë federatash, skuadrash e enteve të tjera: prej vitesh, ndërkaq, merremi edhe me analizimin e situatave me protagonistë dopingun”.
 
KAS – KAS-i – duke u përpjekur për t’u futur në thelb – përfshin të gjitha kontekstet relative me ekzekutimet e kontratave, aktivitet e sponsorëve, të drejtat televizive, eventet sportive, transferimet e futbollistëve apo relacionet mes futbollistëve, trajnerëve, klubeve dhe/ose agjentët (kontrata pune apo agjencie). Nën juridiksionin e tij edhe kontekste të lidhura me problem të përgjegjësisë civile (si një dëmtim i një futbollisti gjatë një kompeticioni sportiv). Kundërshtitë e lidhura me botën sportive, ose në veçanti me futbollin, kanë detyruar KAS-in e Lozanës që të shtojë “ushtrinë” e gjykatësve, për t’i bërë ballë më shumë çështjeve. “Nga viti 2015 deri në 2018 do të jem pjesë e kësaj gjykate”, shprehet avokati italian, që do të shqyrtojë edhe çështjen Serbi-Shqipëri. Ndërkaq, deklaron: “Jam tifoz i futbollit dhe më pëlqen tema e lidhur me topin. Por, veç kësaj, jam tifoz i Piaçencës dhe për 15 vjet e kam ndjekur në tribuna, deri në falimentim”.
 
Sport express
 
 
 

Të këshilluara

Kritika për Lenjanin

Anësori i Kombëtares së Shqipërisë Ermir Lenjani është votuar me notë të vogël pas ndeshjes së skuadr&eum...

21:53

Partizani tani do të flasë kinezisht

Klubi i Partizanit njoftoi se sot u arrit marëveshja me sponsorin e huaj, kompaninë prestigjioze GGF Globe. Marrëveshja u nënshkrua nga Pres...

17:48

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI