Anësori i Kombëtares së Shqipërisë Ermir Lenjani është votuar me notë të vogël pas ndeshjes së skuadrës së tij të re Rennes në përballjen ndaj Bastia-s në Kupën e Francës. Gjiganti mediatik ‘Yahoo’ në Francë, e ka notuar paraqitjen e Lenjanit me notën 5.3, duke e lënë ndër futbollistët më të dobët të Rennes-it në këtë ndeshje. Lenjani bëri një ndeshje relativisht të mirë, deri nga mesi i pjesës së dytë, kur vendësit, pasi barazuan në minutën e 47-të , kaluan në avantazh në minutën e 71-të. Në ato çaste nisi nervozizmi në fushë dhe pas tri minutash Lenjani u përplas me një lojtar kundërshtar, duke mbetur paksa dhe i dëmtuar. Fill pasi nisi loja, Lenjani ndërhyri me taka, direkt në këmbën e sulmuesit vendës Zhile, duke e “detyruar” arbitrin që të nxirrte direkt të kuqin./aSport.info/