Një blegërimë, një hungërimë, një hingëllimë... me dhjetra terma po përdoren për të përshkruar një klithmë, por asnjë nuk duket se i shkon tingullit të çuditshëm që doli nga goja e Kristiano Ronaldos të hënën në mbrëmje gjatë marrjes së Topit të tij të tretë të artë.
"Uuuuuuuuuuuuhhhh"-ja që lëshoi CR7 i ka befasuar të gjithë, jo vetëm në planetin e futbollit. Janë të shumtë internetistët që e kanë fiksuar këtë moment të sikletshëm dhe e kanë montuar në shumë video të tjera.
Në këtë link përshembull britma e Ronaldos është futur në një këngë të Whitney Houston:
https://mtc.cdn.vine.co/r/videos/4A4057F83E1166506415850999808_3a2613206e2.1.5.2250452033699161663.mp4?versionId=D7XesD2QShyXJdfzLq_wSgqpR43m7mpK
Ndërsa në këtë tjetrën është miksuar në një klip të Lil Jon:
https://v.cdn.vine.co/r/videos/009560122E1166556679916138496_2ae97dd2369.5.1.4923645221385539658.mp4?versionId=DtJfLph6PwlF7vGKjeu4qczwa8efwe2C
Apo në këtë këngë të njohur:
https://v.cdn.vine.co/r/videos/F675CD123B1166522335214661632_26d27c6ddb7.5.1.8585776911236353273.mp4?versionId=QwlSgRTPBBH758lwhwOaaCDaJSgZPJYn
Ose në duet me një dhi:
https://mtc.cdn.vine.co/r/videos/8D15A085E61166513210183311360_2f221ab3c8d.5.1.4702207472349727981.mp4?versionId=oVSDkR2Urzce8PUl..wdVtBYaynjucrn
Fantazia e internetistëve vazhdon pa kufi. Në fakt klithma e Ronaldos është vërtet e çuditshme. Më poshtë momenti i ceremonisë në video.