Flash

Arda Turan: Kanë manipuluar votën time për "Topin e artë"

Lapsi.al 13 January 2015
Arda Turan: Kanë manipuluar votën time për "Topin e

Kapiteni i Turqisë Arda Turan është ankuar pas votimit për trajnerin më të mirë të vitit. Turku i cili është pjesë e Atletico Madridit, kishte votuar trajnerin e tij Diego Simeone, por pas shpalljes së rezultateve ai e pa që pikët minimale i kishin takuar timonierit të ‘Los Colchoneros’, ndërsa maksimalet për Jose Mourinhon.  "Delagatët më pyetën se kë preferoja si trajnerin më të mirë të vitit dhe përgjigjja ime ishte sigurisht ‘El Cholo’ Simeone, ndërsa për sa i përket lojtarit më të mirë votova Cristiano Ronaldon” “Por ndërkohë kur pashë listën e publikuar nga FIFA u befasova pa fund pasi vura re që pikët maksimale të dhëna nga unë për trajnerin më të mirë kishin shkuar për Jose Mourinhon, dhe Simonen e kisha renditur vetëm të tretin pas Joachim Low, ndërkohë që e vërteta është krejt e kundërt pasi unë kam votuar në vend të parë Diego Simeone dhe pas tij kam renditur me radhë Low dhe Mourinhon”

“Për mua Simeone është trajneri më i mirë në Botë, dhe unë personalisht nuk e krahasoj ‘El Cholon’ me asnjë teknik tjetër në botë. Do të doja që ai ta kishte fituar çmimin si trajneri më i mirë i vitit dhe më vjen shumë keq që nuk ja arriti dot. E kam thënë edhe më parë dhe po e sqaroj sërish në mënyrë që media dhe e gjithë bota ta dinë”. /Telegrafi/

Të këshilluara

Ciao Juventus!

Menaxheri i Paul Pogba, Mino Raiola ka njoftuar se lojtari francez mund të largohet nga Juventus në një të ardhme të afërt. 21-vje...

11:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI