Flash

Dyshime për trukim të rezultatit në miqësoren Skënderbeu - ADO Den Haag

Lapsi.al 12 January 2015
Dyshime për trukim të rezultatit në miqësoren

Dy ndeshje miqësore të luajtura javën e shkuar në Spanjë mund të jenë trukuar. Njëra prej tyre është ajo mes ADO Den Haag dhe Skënderbeut, të luajtur në Estepona. Gazeta hollandeze Volkskrant shkruan se dyshimet janë hedhur nga “eskpertë të basteve sportive” dhe nga informacione të marra nga Qendra Ndërkombëtare për Sigurinë në Sport. Ndeshja tjetër është ajo mes Heerenveen dhe Standard Luik, e luajtur në Nurcia. ADO Den Haag e fitoi të enjten ndeshjen me Skënderbeun me rezultatin 2 - 0, me gola të shënuar 15 minuta përpara përfundimit. Një ish -ekspert i UEFA -s i ka thënë gazetës hollandeze se “këto ndeshje ishin normale deri në mbyllje të pjesës së parë. Më pas, u vunë shumë baste për golat e hollandezëve. Përfundimisht kjo është një ndeshje e dyshimtë”. Qendra Ndërkombëtare për Sigurinë në Sport thotë se një duzinë ndeshjesh miqësore në jug të spanjës janë manipuluar nga një sindikatë bastesh, që organizon miqësore mes klubeve në jug të vendit. “Janë prekur veçanërisht klube të huaj që po stërviten në Spanjë”, i tha gazetës zëdhënësi i Qendrës Ndërkombëtarë për Sigurinë në Sport, Javier Mena. 

E njëjta kompani mund të ketë organizuar edhe ndeshjen e ADO Den Haag. Në ndeshjet miqësore rezultatet fiksohen shpesh, për shkak se rezultati nuk ndikon në klasifikim dhe lojëtarët e kanë më të lehtë ta shesin ndeshjen kundrejt pagesave në para. Gazeta thotë se është me e thjeshtë për të tilla ndeshje të gjesh një gjyqtar të korruptuar. Ndeshja mes Heerenveen dhe Standard Luik u ndërpre kur lojëtarët hollandezë e braktisën atë, për shkak se u zemëruan kur gjyqtari vendosi që penalltia e katërt të gjuhej sërish. Tre penalltitë e tjera që i dhanë ishin të dyshimta, shkruan gazeta Volkskrant. 

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI