Flash

Futbollisti italian për Parisin: 12 të vdekur? Ishte më bukur në 11 shtator

Lapsi.al 11 January 2015
Futbollisti italian për Parisin: 12 të vdekur? Ishte më bukur

Një çmenduri mund të konsiderohet ajo që ka shkruar në Facebook, A.M.H. një futbollist i ri me origjinë nga Maroku dhe që luan për Rodigino. Pas ngjarjeve që ndodhën në Paris ai shkruan se ato që ndodhën “nuk më pëlqejnë sepse zgjatën shumë pak. Ajo që ndodhi në 11 shtator ishte më e bukur”. Dhe vazhdon “12 janë pak, pasaj asnjë foto me gjak, mbase kanë vdekur nga frika”. Një seri e tërë çmendurie është konsideruar nga komentuesit. Më pasi ai ka kërkuar falje, por mesa duket shumë vonë pasi Presidenti i skuadrës e ka larguar menjëherë nga ekipi.

“Jam keqkuptuar. Jam larg pozicioneve të terroristëve unë. Kush më njeh e di mirë. Gruaja ime nuk mban vello dhe vajza ime shkon në azil ku drejtohet nga murgesha. E kisha fjalën për ndjekjen mediatike që i bënë mediat pasi ka patur ngjarje më të rënda dhe nuk kanë zgjatur kaq” – ka shkruar ai. Por mesa duket kanë qenë fraza të tjera që e kanë nxjerrë zbuluar. “Këta flasin sa për të thënë pasi duan ndonjë votë më shumë. Demoktarët e b*** ku ishin kur Izraeli vrau në 25 ditë më shumë se 600 fëmijë. Ju jeni terroristët e vërtetë që krijuat luftën e parë për para, krijuar luftën e dytë po për para dhe tani në Irak, Libi, Egjipt, Siri, mafiozët e b***..., vafshi në ....”.

“Nuk ekziston më për mua” – kështu ka thënë Presidenti i ekpit pasi ka lexuar fjalët e shkruara prej tij. Nuk është më një lojtar i yni ka thënë ai. “Nuk dua ta shoh më me sy. Tradhtoi besimin tonë, e dija ndryshe."/lapsi.al/

Të këshilluara

Vdes futbollisti i Wolfsburg

Futbolli në Gjermani është në zi. Futbollisti i Wolfsburgut, Junior Malanda, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë...

18:51

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI