Flash

Fiton Barcelona/ Messi shkakton penalltinë e parë në karrierë (video)

Lapsi.al 11 January 2015
Fiton Barcelona/ Messi shkakton penalltinë e parë në

Barcelona ka shënuar fitore të rëndësime mbrëmjen e së dielës. Ekipi katalanas që gjatë gjithë javës ishte në kaos, ka treguar forcën ndaj Atletico Madridit, të cilin e mposhti me rezultat 3-1. Ekipi i trajnerit Luis Enriqu e mbylli pjesën e parë me avantazhin 2-0 me golat e realizuar nga Neymar, në minutën e 12-të, dhe Luis Suarez, i cili shënoi në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë Atletico ngushtoi avantazhin e vendasve në 2-1 me golin e realizuar nga Mario Mandzukic, në minutën e 57-të nga penalltia. Vlen për tu theksuar se penalltinë e shkaktoi pikërisht Messi. Ndoshta është hera e parë në karrierën e tij që shkakton një penallti. Por,3 minuta pa përfunduar takimi, ylli argjentinas shënoi golin e tretë. Pas kësaj fitorejë, Barcelona ka 41 pikë, një më pak sesa Real Madrid që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Atletico Madrid mbetet në vendin e 3-të me 38 pikë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI