Flash

Derbi i Romës ndahet në barazim, Totti 2 gola dhe një selfie (video)

Lapsi.al 11 January 2015
Derbi i Romës ndahet në barazim, Totti 2 gola dhe një selfie

Derbi mes dy rivalëve të kryeqytetit italian, mes Romës dhe Lazios, ka përfunduar pa fitues. Skuadra e Lorik Canës (në foto) që ka bërë një ndeshje të mirë e kishte fitoren në dorë, por nuk arriti që të arkëtojnë maksimumin e pikëve nga kjo përballje. Lazio ishte shumë e mirë në pjesën e parë, të cilën e mbylli me epërsi prej 0-2 me golat e Stefano Mauri (25) dhe Felipe Anderson (29).

Por, në pjesën e dytë në fushë dominoi Roma, e cila edhe arriti ta barazojë rezultatin me dy golat e kapitenit, Francesco Totti, i cili realizoi në minutën e 48-të dhe 64-të. Pas këtij barazimi, Roma ka 40 pikë, sa ka edhe kreu i Serie A, Juventusi, por me një ndeshje me pak të zhvilluar.

Të këshilluara

Vdes futbollisti i Wolfsburg

Futbolli në Gjermani është në zi. Futbollisti i Wolfsburgut, Junior Malanda, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë...

18:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI