Flash

Taulant Xhaka konfirmon kontratën me Basel

Lapsi.al 10 January 2015
Taulant Xhaka konfirmon kontratën me Basel

Futbollisti i kombëtares Taulant Xhaka rinovon kontratën me Baselin deri në vitin 2018. Lajmi u komunikua nga vetë nga klubi i Baselit. Paraqitjet e 23-vjecarit gjatë viteve të fundit me fanellën e kampionëve të Zvicrës janë vlerësuar së tepërmi nga drejuesit e Baselit të cilët e shpërblyen Xhakën me një kontratë të re pasi ajo aktuale i skadonte në verën e këtij viti. Futbollisti me origjinë kosovare është transferuar te klubi nga St Jakob Park në vitin 2003 kur ishte vetëm 12-vjec dhe përpara se të bëhej pjesë e ekipit të parë Xhaka ka luajtur me të gjitha skuadrat e moshave të Baselit.

Menjëherë pas rinovimit Taulant Xhaka tha se është shumë i lumtur për këtë marrëveshje të re. “Baseli është dhe do të jetë gjithmonë në zemrën time. Besimi që kam marrë gjatë gjithë kësaj kohe nga drejtuesit dhe stafi teknik por edhe marrëdhënia që ekziston mes meje dhe shokëve të skuadrës më kanë shtyrë të rinovoj kontratën me Baselin”.

Për rinovimin e Xhakës foli edhe presidenti i klubit zviceran Bernhard Heusler i cili bëri me dije se të gjithë në skuadër janë shumë të lumtur për rinovimin e futbollistit shqiptar. “Taulanti është një lojtar shumë i rëndësishëm për Baselin dhe me paraqitjejet e tij në fushë mund ta ndihmojë shumë formacionin e Paulo Sousës në të ardhmen”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI