Flash

Rrëfehet Shaqiri: Ja përse e zgjodha Interin (video)

Lapsi.al 9 January 2015
Rrëfehet Shaqiri: Ja përse e zgjodha Interin (video)

Xherdan Shaqiri ka veshur tashmë fanellën e Interit. Ai u prit në Milano nga qindra tifozë, që e konsiderojnë njeriun e duhur për ta nxjerrë skuadrën nga situata e vështirë. Interi gjendet në vendin e 11. Shaqiri sigurisht e njeh situatën tek klubi zikaltër. Ai kërkohej edhe nga ekipe të mëdha si Arsenali, Liverpuli e Mancester United. Por zgjodhi Interin. Një ndër arsyet kryesore është se ai ka qenë i përzgjedhuri i trajnerit Mancini. 

“Mancini më telefonoi. Ai më dëshiroi shumë dhe unë jam i lumtur të punoj me të,” ka thënë mesfushori 23 -vjeçar për Daily Star. 

“Jam shumë i lumtur që jam tek Interi dhe dua të arrij synimet e mia. Nuk dua të flas për Bayern M. Unë u përshendeta me lojëtarët e Bayern dhe me klubin jam tërësisht në rregull”, - ka shtuar më tej ai. Shaqiri do të luajë deri në qershor në formë huazimi. Më pas Inter do të paguajë 15 milionë euro për të blerë kartonin e tij. 

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI