Flash

Zyrtare/ Xherdan Shaqiri është lojtar i Inter

Lapsi.al 8 January 2015
Zyrtare/ Xherdan Shaqiri është lojtar i Inter

Merr fund “telenovela” Shaqiri. Nga sot ai është një lojtar i Inter. U arrit më në fund marrëveshja me Bayern pas një takimi rreth 2 orësh të zhvilluar në Mynih. Ai do të huazohet te ekipi italian deri në fund të sezonit ku do të paguhen 15 milionë euro. Paga e tij përflitet të jetë rreth 3 milionë në sezon ku përfshihen edhe bonuset.

Sipas mediave italiane kontrata e 23 vjeçarit nga Gjilani do të jetë deri në qershor të 2019. Afrimi i Xherdan Shaqirit  u krye, pasi te Inter është afruar edhe Lukas Podolski. Për mesfushorin kosovar interesohej edhe Juventus e Liverpool. Xherdan Shqiri largohet nga Bayern pas gati 3 vjetësh ku ka fituar 8 trofe me skuadrën gjermane mes të cilave Champions League dhe Botërorin e klubeve. Shaqiri nuk arriti të siguronte një vend si titaullar gjatë qëndrimit te bavarezët./lapsi.al/

Të këshilluara

Edhe Bekim Balaj drejt Seria A

Atalanta kërkon sulmuesin e kombëtares shqiptare Bekim Balaj. Lajmin e konfirmojnë për “Panorama Sport” burime të sigurta p...

19:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI