Flash

Arbitrazhi i pranon ankesën e Shqipërisë dhe Serbisë për vendimin e Apelit të UEFA -s

Lapsi.al 8 January 2015
Arbitrazhi i pranon ankesën e Shqipërisë dhe Serbisë

Shqipëria dhe Serbia kanë apeluar vendimin e marrë nga Bordi i Kontrollit të Disiplinës së UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëria të luajtur më 14 tetor në Beograd. Gjykata e Arbitrazhit ka njoftuar se i kanë pranuar apelimet e dy vendeve që kundërshtojnë vendimin e marrë nga Apeli i UEFA-s më 2 dhjetor në lidhje me incidentet në ndeshjen e 14 tetorit. 

“Duke e apeluar në CAS të dy federatat të Shqipërisë dhe Serbisë kërkojnë që UEFA të anuloj ose të ulë sanksionet që ka vendosur,” CAS njoftoi nëpërmjet një deklarate për shtyp. “Dy procedura arbitrazhi janë hapur dhe po ndiqen në linjë me Kodin e Arbitrazhit të Sporti,” CAS tha, duke shtuar që nuk mund të komentonte më shumë mbi çështjen.

Ndeshja e parë e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë u ndërpre në minutën e 41. Rezultati qe barazim zero me zero në këtë kohë.

Ndeshja midis Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin Partizan të Beogradit u braktis pasi një dron fluturoi mbi stadium duke mbajtur një hartë të Shqipërisë së Madhe dhe provokoi përleshje midis lojtarëve. Situata u rëndua kur tifozë Serb pushtuan fushën dhe sulmuan fizikisht disa prej lojtarëve shqiptarë.

Më 2 dhjetor Bordi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s e dënoi Serbinë duke i hequr tre pikë nga renditja për eliminatoret e EURO 2016, të luaj dy ndeshje në shtëpi pa tifozë dhe 100,000 euro gjobë.

Shqipëria u dënua me 100,000 euro gjobë dhe humbjen e ndeshjes ndaj Serbisë në tavolinë 3:0.

 

Të këshilluara

Edhe Bekim Balaj drejt Seria A

Atalanta kërkon sulmuesin e kombëtares shqiptare Bekim Balaj. Lajmin e konfirmojnë për “Panorama Sport” burime të sigurta p...

19:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI