Flash

La Gazzetta dello Sport: Ja ç’po ndodh me “telenovelën Shaqiri”

Lapsi.al 7 January 2015
La Gazzetta dello Sport: Ja ç’po ndodh me “telenovelën

Inter dhe Bayern Munich kanë rihapur tratativat me anë të telefonit për Shaqirin. Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Marco Fassone i Inter vijon negociatat me gjermanët për të marrë në ekip kosovarin. Po punohet pa pushim dhe për çdo detaj. Gazeta ka mësuar se ndërkohë është bërë gati edhe një avion personal, që në rast të arritjes së marrëveshjes ai të sjellë sa më shpejt Shaqirin në Milano. Megjithatë gazeta tërheq vëmendjen pasi në garë mjaft të fortë janë edhe Liverpool dhe Stoke City.

Vetë lojtari ka preferuar një marrëveshje me Interin. 2.5 milion euro në sezon plus bonuset si dhe kontratë deri në vitin 2019. Por për këtë ende nuk është bindur Bayern. Bisedimet po luhen mes drejtorit të Përgjithshëm të Inter Marco Fassone dhe Administratorit të Deleguar të Bayern Karl Heinz Rummenigge.

Problem është vetëm mënyra e pagesës. Inter kërkon të paguajë 12 milion euro në 3 vite duke shtuar këtu edhe bonuset ndërsa Liverpool ka një ofertë më të mirë. Anglezët u japin gjermanëve 15 milion euro menjëherë ndërsa për lojtarin 3 milion euro në sezon./lapsi.al/

Të këshilluara

Edhe Bekim Balaj drejt Seria A

Atalanta kërkon sulmuesin e kombëtares shqiptare Bekim Balaj. Lajmin e konfirmojnë për “Panorama Sport” burime të sigurta p...

19:29

Milan nis me humbje 2015-ën (video)

Pritej të ishte ndeshja e Allesio Cercit por rezultoi e Simone Zazas, Milani e nis ters 2015, vitin që sipas Berlusonit duhet të evidentojë ...

18:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI