Flash

Zyrtare/ Dorian Bylykbashi firmos për Partizanin

Lapsi.al 6 January 2015
Zyrtare/ Dorian Bylykbashi firmos për Partizanin

Dorian Bylykbashi është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Fantazisti 34-vjecar ka prishur me konsensus marrëveshjen me Elbasanin dhe do të federohet me të kuqtë për pjesën e mbetur të sezonit. Përforcimi i dytë i merkatos së janarit, pas mbrojtësit Gëzim Krasniqi, i është bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje në kompleksin spotiv në Pezë Helmës. Për elbasanasin firma me Partizanin mund të konsiderohet si rikthim në shtëpi, pasi në sezonet 2003 - 2006 ka qenë pjesë e të kuqve, teksa ka shënuar 41 gola në 91 ndeshje të kampionatit. Në kulmin e karrierës së tij, Bylykbashi u transferua në Ukrainë te Krivbas, ku luajti për 4 sezone nga 2006 deri më 2010. Zyra për shtyp e Partizanit njofton se prezantimi i Bylykbashit do të bëhet mesditën e kësaj të mërkure. Lëvizjet në kampin e kuq në këtë merkato dimërorë ka qenë në të dy kahet, pasi nga skuadra janë larguar me konsensus bullgari Dishliev dhe kosovari Argjend Mustafa.

Të këshilluara

Milan nis me humbje 2015-ën (video)

Pritej të ishte ndeshja e Allesio Cercit por rezultoi e Simone Zazas, Milani e nis ters 2015, vitin që sipas Berlusonit duhet të evidentojë ...

18:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI