Flash

Milan nis me humbje 2015-ën (video)

Lapsi.al 6 January 2015
Milan nis me humbje 2015-ën (video)

Pritej të ishte ndeshja e Allesio Cercit por rezultoi e Simone Zazas, Milani e nis ters 2015, vitin që sipas Berlusonit duhet të evidentojë kuqezinjtë si skuadrën më të mirë italiane. Formacioni i Inzaghit u mund 1-2 në San Siro nga Sasuolo në një sfidë që nisi goxha mirë për kuqezinjtë. Milani e pa veten në avantazh që në minutën e 9-të falë një ndërhyrjeje të shkëlqyer të Polit që u tregua i shpejtë dke i vjedhur kohën Consilit për golin e 1-0. Sasuolo gjithsesi riktheu gjithshka nga e para në minutën e 28 me Sansonen që mposhti Diego Lopez pasi një asisti të bukur të Berardit. Në minutën e 65 hyri në fushë edhe blerja e madhe e merkatos dimërore të Milanit, Cerci, që u prit me brohorima nga publiku në San Siro por ai që vendosi ishte Zaza, sulmuesi i kombëtares italiane shpiku një gol krejt të tijin me të majtën fluturimthi dhe Sasolo rezistoi për një fitore që e mban në mesin e artë të tabelës ndërsa Milani rrëshket në minus 5 pikë nga vendi i tretë që mbahet nga Lazio./Supersport/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI