Flash

Krizë tek Barça, Messi “follow” Chelsea-n në Istagram

Lapsi.al 6 January 2015
Krizë tek Barça, Messi “follow” Chelsea-n në

Leo Messi dëshiron Chelsea-n? E dhëna e parë vjen nga rrjeti social Instagram. Tek Barcelona atmosfera nuk është më pozitive për Messi-n: bankina në sfidën kundër Real Sociedad, humbja, grindjet me Luis Enrique, largimet e Zubizarreta e Puyol. Një ditë jo për yllin argjentinas, që në mungese edhe të stërvitjes, ka filluar duke ndjekur skuadrën e Hoze Mourinho-s në rrjete sociale. Jo vetëm Chelsea-n por Messi i ka bërë “follow” edhe Courtios dhe Filipe Luis, lojtarë më të cilët nuk ka luajtur më parë. Tre të dhëna përbëjnë një fakt, dhe fakti është se Messi ka trazuar jo pak merkaton me këtë lëvizje. Qëndrimi i Messi-t në Spanjë duket në rrezik, edhe pse jo që në janar, por një largim i mundshëm i tij tashmë nuk është më i pamundur. Transferimi i “Pleshtit” në Londër mund të bëhet realitet edhe pse Mourinho në vigjilje të Krishtlindjeve frenoi entuziazmin e tifozëve: “Nuk mund ti lejojmë vetes Messi-n për shkak të fair play financiar”. Presidenti Abramovich i ka premtuar Mourinho-s një goditje të madhe, një lojtar 100 milion euro, dhe duke parë që Ronaldo i ka premtuar besnikëri Realit, Messi mbetet lojtari i vetëm me një vlerë të tillë. Në pritje që situata të stabilizohen tek Barça, e sigurt është se Messi tashmë do jetë i informuar me gjërat që ndodhin në shtëpinë e Chelsea-t.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI