Flash

Interi ndal Juven/ Ikardi shënon dhe shpërdoron (golat)

Lapsi.al 6 January 2015
Interi ndal Juven/ Ikardi shënon dhe shpërdoron (golat)

Juventus është ndalur nga Interi në Torino. Derbi i Italisë përfundoi në barazim 1 - 1. Golin e parë e shënoi Tevez në minutën e ‘5, pas një driblimi fantastik në zonë të Arturo Vidal. Juventus e dominoi edhe për pak minuta lojën në pjesën e parë. Por në 45 minuta nuk pati ndryshim. Interi e kërkoi më shumë golin në pjesën e dytë. Aktivizimi i Podolskit e fuqizoi më tepër sulmin. Goli i barazimit erdhi në minutën e ’64 nga Mario Icardi. Pak minuta më vonë Icardi humbi edhe një rast të pastër shënimi, pas një pasimi nga Podolski. Brenda disa minutash ai shpërdoroi edhe një tjetër rast, pasi nuk pasoi tek Osvaldo apo tek Podolski që ishin të vetëm në zonë, por gjuajti jashtë. Me këtë barazim Juventus ruan vendin e parë në kuotën e 40 pikëve, ndjekur nga Roma me 39 pikë. Ndërsa inter është në vendin e 11 me 22 pikë. Ndeshjen e ardhshme Juventus do ta luajë me Napolin që ndodhet në vendin e 4 me 30 pikë, ndërsa Interi me Xhenovën e vendit 5 -të. 

 

Të këshilluara

Edhe Bekim Balaj drejt Seria A

Atalanta kërkon sulmuesin e kombëtares shqiptare Bekim Balaj. Lajmin e konfirmojnë për “Panorama Sport” burime të sigurta p...

19:29

Milan nis me humbje 2015-ën (video)

Pritej të ishte ndeshja e Allesio Cercit por rezultoi e Simone Zazas, Milani e nis ters 2015, vitin që sipas Berlusonit duhet të evidentojë ...

18:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI