Flash

Ermir Lenjani, firmos për Rennes në Francë (foto)

Lapsi.al 6 January 2015
Ermir Lenjani, firmos për Rennes në Francë (foto)

Zbulimi i vitit të kaluar në Kombëtaren shqiptare të futbollit, Ermir Lenjani, ka gjetur skuadër të re. Ai ka kaluar testet mjekësore te skuadra franceze, Rennes, me të cilën nënshkroi sot kontratën. Lenjani kaloi te Rennes nga klubi zviceran, St Gallen. Në prezantimin e tij te kjo skuadër, Lenjani u shpreh i lumtur me mundësinë që iu dha. “Ky është një hap para për karrierën time. Gelson Fernandes dhe Pedro Henrique më kanë thënë shumë për klubin dhe qytetin. Unë e di se Ligue 1 është një kampionat shumë i vështirë dhe do ta jap më të mirën nga vetja” - deklaroi Lenjani. Në anën tjetër, Philippe Montainer, trajner i Rennes, theksoi se skuadra e tij ka marrë një lojtar tejet me përvojë.  “Ne e kemi parë nga afër paraqitjen e Lenjanit në ndeshjen Francë - Shqipëri. Ai është një lojtar i mësuar me gara të nivelit të lartë” - u shpreh Montanier.

Të këshilluara

Milan nis me humbje 2015-ën (video)

Pritej të ishte ndeshja e Allesio Cercit por rezultoi e Simone Zazas, Milani e nis ters 2015, vitin që sipas Berlusonit duhet të evidentojë ...

18:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI