Flash

Edhe Bekim Balaj drejt Seria A

Lapsi.al 6 January 2015
Edhe Bekim Balaj drejt Seria A

Atalanta kërkon sulmuesin e kombëtares shqiptare Bekim Balaj. Lajmin e konfirmojnë për “Panorama Sport” burime të sigurta pranë sulmuesit shkodran. Dy ditë më parë shkodrani është thirrur në një takim urgjent nga drejtuesit e klubit çek, Slavia e Pragës, ku lojtari është nën kontratë. Në këtë takim Balajt i është bërë e ditur se në klub ka ardhur një ofertë zyrtare nga Atalanta. Mësohet se Balaj është befasuar, duke mirëpritur diçka të tillë. Pasi e kanë vënë në dijeni sulmuesin shqiptar, duke e njohur paraprakisht edhe me kushtet për transferimin e mundshëm tek ekipi i Serie A, drejtuesit e Slavias kanë vendosur për t’u kthyer një përgjigje zyrtare italianëve. Mësohet se çekët kërkojnë rreth 600 mijë euro për ta lënë të lirë Balajn. Nuk dihet nëse kjo shumë do të paguhet nga klubi italian, por sipas të gjitha gjasave, në ditët e ardhshme mund të ketë një përgjigje konkrete nga Atalanta. Atalanta e ka ndjekur së fundmi shkodranin, veçanërisht në ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe kërkon me ngulm ta afrojë gjatë merkatos së janarit. Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse Atalanta do ta pranojë ofertën e Slavias së Pragës për kartonin e shkodranit./panoramasport/

Të këshilluara

Milan nis me humbje 2015-ën (video)

Pritej të ishte ndeshja e Allesio Cercit por rezultoi e Simone Zazas, Milani e nis ters 2015, vitin që sipas Berlusonit duhet të evidentojë ...

18:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI