Trajneri i Parmës, Roberto Donadoni ka folur në superlativë për mbrojtësin shqiptar, Andi Lila, që njëherësh është edhe transferimi i parë i Parmës për këtë afat kalimtar. “Lila më ka impresionuar shumë nga pikëpamja fizike. Ka dëshirë të madhe që të dëshmohet. Kam folur me të dhe është mjaftë i vendosur. Kemi nevojë për impulse pozitive”, tha ndër të tjera Donadoni, citon gazeta Tribuna. Parma po kalon formë katastrofale në Serie A pasi që pas 16 javësh renditet në vendin e fundit në tabelë me vetëm 6 pikë të grumbulluara.