Flash

Ermir Lenjani, gati transferimi tek Rennes në Francë

Lapsi.al 5 January 2015
Ermir Lenjani, gati transferimi tek Rennes në Francë

Ermir Lenjani është vetëm një hap larg transferimit tek francezët e Rennes. Një nga lojtarët më të mirë të skuadrës sonë përfaqësuese në këtë pjesë të parë të eliminatoreve ka kryer vizitat mjekësore me kubin nga veri-perëndimi i Francës dhe shumë shpejt pritet që të nënshkruajë kontratën me ekipin e drejtuar nga Philipe Montanier.

Lajmin e ka konfirmuar edhe trajneri i ekipit zviceran të St. Gallenit ku Lenjani u aktivizua gjatë fazës së parë. Jeff Saibene deklaroi se Lenjani ndodhet në qytetin e Rennes dhe se shumë shpejt largimi I tij nga skuadra helvete mund të bëhet fakt I kryer.

Pavarësisht paraqitjeve mjaft të mirë me kombëtaren djaloshi nga Gjilani nuk kishte gjetur hapësirat e duhura tek St.Gallen , kjo edhe për shkak të disa mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit, ndërkohë që tashmë duket se ardhmja e talentit të kombëtares sonë do të jetë me ngjyrat kuqezi të Rennes.

Kujtojmë që për Lenjanin u interesuan edhe disa klube italiane, ku Kievo dukej më i tërhequr nga ideja e afrimit të lojtarit në Serinë A, megjithatë ndoshta loja e 25 vjeçarit në miqësoren ndaj Francës e cila u zhvillua pikërisht në stadiumin e Rennes ka bërë që drejtuesit e këtij klubi të tregohen të vendosur në transferimin e Lenjanit në Ligue 1.

Nëse nuk shfaqen pengesa të papritura atëherë mesfushori kuqezi do të ketë mundësinë që në këtë pjesë të mbetur të sezonit të përballet me lojtarë të kalibrit të Thiago Silvas, Ibrahimovic apo edhe Edinson Cavanit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI