Flash

Real Madrid ndalet nga Shkodran Mustafi me shokë (video)

Lapsi.al 4 January 2015
Real Madrid ndalet nga Shkodran Mustafi me shokë (video)

Real Madrid e nisi me humbje vitin 2015, duke u mposhtur në fushën e Valencias, në kampionatin spanjoll. Skuadra kampione e Europës kaloi e para në epërsi, me golin e Kristiano Ronaldos me penallti, por nuk përballoi dot ekipin vendas, që luajti një pjesë të dytë shumë të mirë. Golat për fituesit u realizuan nga Barragan dhe Otamendi, ndërsa kjo ishte humbja e parë për Realin pas 22 fitoreve radhazi në të gjithë kompeticionet. Kjo do të thotë se Reali nuk do ta thyejë dot rekordin botëror të fitoreve radhazi, mbajtur nga Kuritiba e Brazilit, me 25 të tilla. Shkodran Mustafi dhe shokët e tij të Valencias ia hoqën këtë mundësi.

Të këshilluara

Vajushi drejt Udinezes

Arsenali shqiptar në Itali mund të forcohet me një tjetër lojtar, teksa Armando Vajushi mund të jetë në rrugën drejt Ser...

22:35

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI