Flash

Edhe vdekja si shenjë e arrogancës së elitës*

Lapsi.al 3 January 2015
Edhe vdekja si shenjë e arrogancës së elitës*

Një numër vdekjesh – sa të dhimbshme, aq edhe të rastit – kanë pushtuar kryetitujt në mediat e Tiranës. Duke filluar nga dy të vrarët nga ekipazhi i rimorkiatorit privat “Iliria”, që ishte përfshirë në operacionet e shpëtimit të tragetit grek në flakë, afër brigjeve shqiptare. Në momentin që shkruaj, viktimat janë lajmëruar si të moshave 59 dhe 57 vjeç; në moshë të shtyrë për t’u përleshur me elementet, në det të hapur.

Pyes veten si ndodh që një vend i NATO-s, në zemër të Europës, nuk gjen mënyrë tjetër për të ndihmuar në operacione shpëtimi në det, përveçse të dërgojë atje rimorkiatorin privat “Iliria” me një ekipazh gjyshërish. Këto dy vdekje janë të freskëta; deri dje, ishte një tjetër vdekje, nga një tjetër aksident, që kish kapur faqet kryesore në të gjitha mediat: një letër e hapur e Eda dhe Visar Zhitit, dy qytetarë të republikës, në lidhje me djalin e tyre të vrarë në një aksident rrugor.

Visarin kam patur fatin ta njoh kur punonte në ambasadën tonë në Romë; kam simpati të madhe për të. Si prind, e kuptoj dhimbjen e pakufishme për humbjen e një fëmije. Prandaj edhe e kam të vështirë të them tani se kjo shpërfaqje e letrës, në çdo gazetë shqiptare online, mund të ishte shmangur.

Nuk e kuptoj arsyen pse duhej bërë kaq publike një dhimbje tepër private; sikurse nuk kuptoj ç’ndryshim ka vdekja e këtij të riu, sado të shtrenjtë dhe të pazëvendësueshëm për ata që e njihnin, nga vdekje të tjera që ndodhin përditë në rrugët e amortizuara të Shqipërisë.

Si edhe herë të tjera, ky teprim – që mund ta ketë pasur zanafillën në dëshpërimin e çiftit Zhiti por që duhej të ishte dekurajuar nga miqtë e tyre në mediat – jep efekt të kundërt: një ngjarje e rëndë shndërrohet, dashur pa dashur, në një shenjë a fjalëkalim, për të rigrupuar klanet në pushtet.

Me këtë vdekje aksidentale konkurroi një tjetër katastrofë, që i ndodhi qytetarit Avenir Peka – të cilin e prezantuan, në media, si “ish-zv.ministër të Brendshëm”; dhe që humbi fëmijën e vet 11 vjeç, në një aksident rrugor. Nuk e kam të qartë se çfarë synon të arrijë shtypi, duke u dhënë kaq prominencë vdekjeve aksidentale në trafik, që të paktën mund të kishin shërbyer, bie fjala, për të denoncuar gjendjen e mjerë të qarkullimit dhe të sigurisë rrugore anembanë Shqipërisë; por ma merr mendja që palët e prekura drejtpërdrejt duhej të mos kishin lejuar këtë popullarizim brutal të çfarë u ndodhi.

Mund ta përfytyroj çfarë torture do të jetë tash e tutje jeta për të dyja këto familje, marr pjesë në heshtje, në dhimbjen e tyre; por di edhe që bëhet fjalë për ngjarje që u interesojnë, e shumta, familjarëve miqve dhe të njohurve të familjeve, por jo publikut si të tillë. Familja Zhiti dhe familja Peka nuk besoj se kanë nevojë për keqardhjen, sado të ndier, të publikut të mediave të Tiranës.

Duke u marrë gjerësisht me këto dy aksidente, mediat e Tiranës e vunë veten në rolin e një fletushke që shtypet dhe qarkullohet nga një elitë e vogël në pushtet, për nevojat e veta intime – ose për t’i treguar publikut se kush është “in” dhe kush është “out”: një meskinitet tipik për provincën e vogël. Dhe më duket arrogancë e skajshme, që kjo elitë të përdorë edhe vdekjet e dy fëmijëve, për të treguar se në duart e kujt është pushteti.

Të gjitha këto vdekje iu mbivendosën një tjetre – këtë herë shumë më domethënëse: asaj të Qamil Zelës, një qytetar që s’kish qenë as “ish” dhe as “in”; dhe që gjendej në burg për një kundërvajtje në lidhje me energjinë.

Ky i shkretë vrau veten; u lajmërua pastaj se kish tentuar vetëvrasje edhe më parë; dhe se ishte duke u mjekuar për 

Disa media thanë se kundërvajtja e tij nuk kish qenë e tillë sa të përligjte arrestin dhe burgimin; unë do të pyesja këtu se pse ishte në burg ky qytetar – edhe pse asnjë gjykatë nuk e kishte dënuar me heqje lirie. Ç’rrezik përbënte për publikun ky pater familias, për më tepër i sëmurë, që duhej mbyllur në paraburgim?

Për fat të keq, i vetmi shpjegim që më shkon në mendje është ai i “shembullit” për të trembur të tjerët – sa kohë që vjedhja e energjisë nga përdoruesit është reale dhe shqetësuese.

Natyrisht, nuk është vetëvrasja që provon se Zela ishte futur në burg pa arsye; meqë vetëvrasja është reagim ekstrem, zakonisht nga dikush që vuan nga depresioni.

Por këtu kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut: ç’ishte kjo masë sigurie “arrest me burg” ndaj këtij qyqari? Cili institucion vallë po guxon të ndëshkojë qytetarët jashtë sistemit gjyqësor? Dhe më në fund – pas tentativave të Zelës për vetëvrasje, si ndodhi që ky njeri u la sërish në burg dhe nuk u transferua menjëherë në një qendër kurimi?

Janë pyetje që duhet t’i shtrojnë me forcë dhe publikisht shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Tiranë – të cilat kanë përfituar, deri më sot, miliona dollarë nga donatorë të huaj, por edhe nga fondet publike; dhe kanë në gjirin e tyre njerëz të përgatitur dhe të përkushtuar. Apo jo?

Dhe pikërisht këto pyetje do të doja t’i shihja në faqet e para të mediave, në vend të gjigantografive të viktimave fatkeqe të aksidenteve rrugore dhe pasioneve nekrologjike të elitës së tanishme.

 Titulli origjinal i shkrimit te marre nga "peisazhe te fjales' : Teprimet mediatike me fatkeqësitë

Të këshilluara

Cila eshte semundja e Edi Rames

Kohë më parë, në Tiranë, po diskutonim me disa gazetarë të atjeshëm raportin interesant në mes të Edi Ramë...

01:45

Pakti si mëshirë e Rames?

Zëra gjithnjë e më të shumtë brenda të majtës po mundohen ta paraqesin paktin e firmosur midis PS-së dhe PD-së si n...

22:36

Çfarë po fsheh Ilir Meta

Mbas kaq kohësh u ktheva për një raund debati dhe analizë politike tek emisioni i kolegut Sokol Balla. Emision luksoz, televizion luksoz,...

10:22

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI