Flash

Buzëkuqi i Ramës nuk le shenjë dy herë

Lapsi.al 30 December 2014
Buzëkuqi i Ramës nuk le shenjë dy herë

Ndërkohë që Edi Rama postonte një foto të magjishme të urës së rikonstruktuar të Goricës, në llogarinë e tij në Facebook, një reporter i Lapsi.al po përshkruante, me vështirësi, pjesën e ngrirë dhe të papastruar të Rrugës së Kombit (lexo rubrikën lajme). Në pamje të parë këto dy ndodhi, nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Kryeministri propagandon, me të drejtë, rikonstruksionin e urës së lashtë të Beratit (foto tek diaporama), që pas kaq e kaq vitesh është rivlerësuar, për t'u rikthyer vërtet në një monument tërheqës me të cilin çdo shqiptar mund të mburret. Në foton e postuar, kushdo mund të shokohet nga transformimi i urës së vjetër që e përshkruan në kronikat e tij edhe Evliah Celebiu, e cila nga një konstruksion me dru, kaloi në një ndërtim me gur pas shekullit të XVII-të dhe që sot në shekullin XXI-të po rilind sërish.  

Në të njëjtin moment, në një lajm tjetër, reporteri i Lapsit ka postuar dy foto që tregojnë gjendjen e mjerueshme të Rrugës së Kombit. Duket qartë se në këtë rrugë, pjesa nga Prishtina deri në Morinë, është e pastruar e rregullt dhe për pasojë shumë më e sigurtë. Ndërsa pjesa shqiptare, e lënë pas dore dhe një burim i vazhdueshëm aksidentesh. Po atëherë, ç'lidhje kanë këto foto dhe këto mini ngjarje me njëra- tjetrën? Lidhja është vetëm një: mania gjithnjë e më në rritje për ta parë qeverisjen si një qasje estetike, përpra konceptimit të saj si një detyrim i përditshëm në favor të njerzëve. Nëse Rruga e Kombit mbetet një burim aksidentesh, nëse Qafë Thana ishte e bllokuar të dielën, ndërsa e njëjta gjendje përsëritet edhe këtë të martë, nëse për dy marinarët e vdekur në det tani po thuhet se rimorkiatori «Iliria» që vajti për të dhënë ndihmë, nuk ishte ai i duhuri për këtë mision, kjo tregon se ky vend ka nevoja shumë urgjente: Ka nevojë që të ketë mjete për të shpëtuar jetët në det, për të shpëtuar jetët në rrugë atëherë kur motit i teket të përkeqësohet, ka nevojë për ambulanca dhe pajisje mjekësore, e për shumë gjëra të tjera.

Por meqë jemi tek spitalet "reforma" e qeverisë në shëndetësi, filloi me mbjelljen e pemëve dhe heqjet e kioskave në Qendrën Spitalore Nënë Tereza. Të paktë qenë ata që u shqetësuan se shefat e pavioneve caktoheshin ende me ndërhyrje politike, apo se tenderat vazhdonin ë të njëjtën mënyrë. Ashtu sikurse "reforma" në sistemin rrugor filloi me gjelbërimin e autostradave dhe me ndriçimin e aksit Rinas- Tiranë, si një vitrinë e gënjeshtërt për të hyrë në vend. Kjo goditje imazhi ishte shumë më e rëndësishme për qeverinë e re, sesa përfundimi i urave që të hanë kokën në rrugën Durrës –Kukës, apo se gropat e hapura në Unazën e Re të Tiranës, që po marrin jetë fëmijësh. Ky pra, është një nga problemet reale të kësaj qeverisjeje që përditë e më shumë po e sheh Shqipërinë  si një telajo piktori, ku duhet lënë me patjetër gjurmë, që po e koncepton vendin si një dekor, ku pak rëndësi ka ajo që ndodh, sepse perceptimi qenkësh i vetmi realitet.

Në fakt edhe gjatë qeverisjes së tij lokale në Tiranë, kur është gjendur përballë të njëjtave kritika, Edi Rama e kishte një përgjigje. Ai ngrinte lart ndikimin e pushtetarëve të vendeve të varfëra, që i japin qeverisjes së tyre një dimension estetik: ashtu "sikurse ajo gruaja që e ka shtëpinë bosh, por megjithatë, bën makiazh dhe vë buzkuq, përpara se të dalë në publik", thoshte atëherë ai.  

Por këtë herë kryeministri duhet ta dijë se Shqipëria nuk është Tirana, se kohët kanë ndryshuar dhe se mbi të gjitha, në politikë përsëritja e të njëjtës fabul, nuk rezulton gjithmonë e sukseshme. Prandaj, ai mund të përkujdeset për urën e Goricës, për sheshin para Universitetit, për qendrat e qyteteve, për pemët anës rrugëve apo për ndriçimin e bardhë përkrah tyre. Dhe kjo nuk është detyrimisht diçka e keqe. Por ama, nuk është puna e tij reale, është thjeshtë një zgjatim i pasionit  të mbetur përgjysëm, atij të piktorit.  

Prej Ramës kërkohet tjetër gjë. Ata që e zgjodhën nuk i dhanë mandat për të kuruar komplekset e së shkuarës, as për ta mbuluar mjerimin me buzëkuq. Ata dhe ne të tjerët do ta masim, pas pak më shumë se dy vjetësh, me atë që prodhon dhe jo me atë që shet. Ndaj dhe më shumë se nga imazhet e Shqipërisë së ndryshuar që poston herë pas here në Facebook, ai do të gjykohet nga ajo që nuk do të arrijë dot të bëjë.

Lapsi.al

Të këshilluara

Cila eshte semundja e Edi Rames

Kohë më parë, në Tiranë, po diskutonim me disa gazetarë të atjeshëm raportin interesant në mes të Edi Ramë...

01:45

Pakti si mëshirë e Rames?

Zëra gjithnjë e më të shumtë brenda të majtës po mundohen ta paraqesin paktin e firmosur midis PS-së dhe PD-së si n...

22:36

Çfarë po fsheh Ilir Meta

Mbas kaq kohësh u ktheva për një raund debati dhe analizë politike tek emisioni i kolegut Sokol Balla. Emision luksoz, televizion luksoz,...

10:22

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48