Flash

Taulant dhe Granit Xhaka nuk e harrojnë shqiponjën

Lapsi.al 29 December 2014
Taulant dhe Granit Xhaka nuk e harrojnë shqiponjën

Disa fotografi të shpërndara në “Instagram” ku shihet Granit Xhaka me vëllanë Taulantin dhe lojtarët e KF Prishtina duke bërë shqiponjën me duart e kryqëzuara, kanë mjaftuar që portali “blick.ch” në Zvicër dhe “kurim.rs” në Serbi ta kthejnë vëmendjen te “skandali i dronit” i mbyllur para afër dy muajve.

Siç është shkruar dhe komentuar gjerësisht gjesti i bërë nga Granit Xhaka dhe nga Pajtim Kasami (ndaras dhe në vende të ndryshme) pati nxitur krerët e përfaqësueses zvicerane që t’u sugjerojnë lojtarëve me prejardhje shqiptare të heqin dorë nga shenja e shqiponjës.

“Jashtë kombëtares ne nuk mundemi dhe as nuk duam të kontrollojmë secilin lojtar 365 ditë në vit. Nëse dikush do të duhej të vepronte, atëherë do të mund të ishin klubet ku ata luajnë, në rast se nuk pajtohen me këtë gjest. Me fanellat e kombëtares, askush nuk do të festojë duke bërë shqiponjën” - ka thënë zyrtari i federatës zvicerane, Peter Sadelman. Ndërsa serbët e kanë konsideruar si një provokim të radhës.

Të këshilluara

Neymar bëhet Babagjysh

Neymar ka ngjyrosur mjekrën e tij me të bardhë me rastin e festave e fundvitit. Futbollisti i Barcelonës, ka ndryshuar stilin e mjekrës...

10:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI