Flash

Edhe Juventus kërkon lushnjarin Rej Manaj

Lapsi.al 29 December 2014
Edhe Juventus kërkon lushnjarin Rej Manaj

Luftës së Palermos dhe Interit për talentin shqiptar Rey Manaj i është bashkuar kohët e fundit edhe Juventus. Sipas asaj që raportohet në Itali, sulmuesi i kombëtares u19 të Shqipërisë është piketuar dhe nga zbuluesit e kampionëve në fuqi të Italisë, të cilët kërkojnë ta blejnë nga Cremonese dhe më pas ta huazojnë në Serie B ose jashtë shtetit për të fituar eksperiencë. Megjithatë, Palermo ndihet sërish mjaft komode në luftën për 17-vjeçarin. Të pozicionuarit në vëndin e 10 në Serie A i ofrojnë më shumë mundësi aktivizimi Manajt, dhe janë gati të kryejnë transferimin e tij që në merkaton e janarit. Ditë interesante për të ardhmen e lushnjarit, e cila do mësohet shpejt.

Të këshilluara

Neymar bëhet Babagjysh

Neymar ka ngjyrosur mjekrën e tij me të bardhë me rastin e festave e fundvitit. Futbollisti i Barcelonës, ka ndryshuar stilin e mjekrës...

10:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI