Flash

Schalke “largon” talentin shqiptar

Lapsi.al 22 December 2014
Schalke “largon” talentin shqiptar

Talenti shqiptar, Donis Avdijaj, nuk do ta vazhdojë këtë edicion me Schalken. Krerët e këtij klubi kanë vendosur që ta dërgojnë atë në një nga skuadrat e një kategorie më të ulët të futbollit gjerman. “Ka skuadra që mund ta marrin, por jo nga Bundesliga. Ne po shikojmë vetëm atë që është më e mirë për të” - u shpreh kreu i klubit, Horst Heldt. Donisi u bë protagonist në mediat gjermane pasi bëri aksident me super-makinën e tij Mercedes në vlerë 150 mijë euro. Që atëherë, forma e tij ka pësuar rënie dhe largimi i tij nuk është për t’u çuditur. Avdijaj ka kontratë me Schalken gjerë në vitin 2019 dhe ka një klauzolë të largimit 48.5 milionë euro./GazetaEkspress/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI