Flash

Historia e bukur dhe e trishtë e djalit të Schumacher

Lapsi.al 20 December 2014
Historia e bukur dhe e trishtë e djalit të Schumacher

Pas të paktën 10 ditësh do të behet një vit për Shumin. Një vit pa të atin që është dhe nuk është. Një vit pa të atin që po jeton në një mënyrë dramatike. Një vit pa të atin hero në sport dhe që e shoqëronte nëpër pistat e Europës duke i dhënë të birit mesazhe pasioni dhe shprese. Një vit i tërhequr zvarrë me një baba ndryshe, gjithmonë mit, gjithmonë hero, por të palëvizshëm dhe të heshtur. Një baba për tu dashur akoma më shumë.

Mick junior Schumacher ka tashmë 15 vjeç. Nuk janë paratë dhe trashëgimia ajo që ka rëndësi. Në këto raste rritesh shumë shpejt. Në këto muaj të tmerrshëm Mick ka vijuar studimet ashtu si motra e tij më e madhe, Gina Maria. Ndërkohë ai ka vijuar garat e tij nëpër pistat “kart”. Një titull botëror i fituar në shtator në pistën e Aunay les Bois, në Francë. Doli i dyti pas një britaniku. Ashtu i kishte ndodhur edhe të atit që në pistat “kart” kishte marrë një titull evropian, por jo një botëror. “Jam i lumtur për këtë rezultat, por është e qartë që unë dua që një ditë të bëhem kampion i botës. Jam vetëm në fillim të punës sime” – tha Mick për atë titull të fituar ku nuk munguan as lotët në pod.

Tashmë Mick ka hedhur sytë më lart. Pak ditë më parë ai ka bërë një testim në pistën e Valencias në timonin e një makine të Formula 4. Mediat austriake janë të sigurta, por zëdhënsi i tij e mohon. “Mick është sigurisht një talent i madh” – tha Peter Mucke, pronari i skuderisë ku ai bëri provën. “Nuk mjafton të kesh vetëm një emër të madh, duhet edhe talenti. Ai e ka këtë talent dhe është një pilot i mirë. Një ditë do ta shohim patjetër në Formula 1. – thotë Mucke. Për djaloshin kjo ka pak rëndëis për momentin. Ai kërkon vetëm pak kohë. Ne duhet të presim./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI